Telegrafi

Shkrumbohet banesa në Shkodër – shpëton mrekullisht çifti, por mbeten “në qiell të hapur”

Një shtëpi njëkatëshe është djegur rreth orës 19:00 këtë të shtunë në Samrisht të Dajçit.

Në të banonin Pjetër Mhilli dhe bashkëshortja e tij.

Megjithëse pati ndërhyrje të zjarrëfikësve nga Shkodra, nuk u arrit që shtëpia të shpëtohej dhe gjithçka u shkrumbua.

Familja Mhilli është strehuar tek të afërmit. Kërkohet ndërhyrja e ekspertëve, për të identifikuar shkaqet e zjarrit. /abcnews.al/