Një ndërtesë parkingjesh që ndodhet në Liverpul të Anglisë, është përfshirë nga flakët duke lënë të shkrumbëzuara 1,400 vetura.
Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi ndezjen, por dëshmitarët thonë se e kanë parë një Land Rover të vjetër që nisi të digjej, transmeton Telegrafi.
Brenda pak kohësh, tërë objekti ishte në zjarr, ndërsa zjarrfikësit e kishin të pamundur ta shuanin për dhjetë ore.
Askush nuk është lënduar në këtë ngjarje, që pritet t‘ju kushtojë organizatave të sigurimit rreth katër milionë euro.
Njësitet hetimore po kontrollojnë pamjet në bazën e të dhënave, që janë marrë prej kamerave, ndërsa është ende herët të zbulohen shkaqet. /Telegrafi/