Pasojat e tmerrshme të zjarrit që kaploi kullën Grenfell në Londër, janë shfaqur në një video të cilën e ka publikuar policia britanike.
Pamjet tregojnë se çfarë ka mbetur brenda ndërtesës së shkatërruar nga zjarri, transmeton Telegrafi.
Videoja e cila duket se është filmuar nga një zonë luftë, tregon nga brenda se si duket njëri nga apartamentit që pothuajse është shkatërruar tërësisht, ku e gjitha çfarë ka mbijetuar ishin copë të një dysheku dhe diçka nga teknika e bardhë.
Në këtë incident të tmerrshëm kanë humbur jetën 79 persona, por edhe shumë tjerë që kanë ngecur brenda dhe ende nuk janë gjetur dyshohet se kanë vdekur. /Telegrafi/