Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Prishtinës në kuadër të xhiros së parë në eidicionin 2021/2022 në Supelrigën e Kosovës.
Skuadra që debutoi në elitën e futbollit kosovar e filloi mjaftë mirë takimin ndaj kampionit në fuqi.
Ishte minuta e 12-të, kur malishevasit kaluan në epërsi me anë të Hasan Hysenit, që e mposhti me lehtësi Haxhon.
Kujtojmë se Malisheva është vendas në sfidën që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, derisa shkruan histori me golin e parë të shënuar në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/