Site icon Telegrafi

Shkruhet historia në Kroaci, lidhet segmenti final i urës pas 5937 ditëve punë – është 2.400 metra dhe kostoja e saj kap vlerën e 420 milionë eurove

Me montimin e segmentit të 165-të të urës me konstruksion të çeliktë mbi Adriatik, janë lidhur zyrtarisht dy vijat bregdetare të Kroacisë, që deri më tani e kishin ndarë këtë vend dhe për kalimin nga njëra anë në tjetrën përdorej vetëm trafiku ajror.

Pavarësisht që punimet e kësaj ure mbi 2 kilometra do të përfundojnë në fund të vitit të ardhshëm, dje (e mërkurë) është bërë në mënyrë solemne përurimi i saj nga zyrtarë të shtetit kroat.

Ishte kompania kineze China Road and Bridge Corporation (CRBC) që në vitin 2018 pati fituar tenderin për ndërtimin e urës 2.4 kilometra të gjatë, transmeton Telegrafi.

Kostoja e ndërtimit të urës kap vlerën e 420 milionë eurove dhe 85 për qind e shumës është financuar nga Bashkimi Evropian.

E segmenti i fundit është montuar dje dhe në mesnatë ka filluar ceremonia e hapjes, ku pas 5937 ditëve punë – morën pjesë politikanë, këngëtare e valltarë që shijuan spektaklin e fishekzjarrëve.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, tha gjatë ceremonisë se kjo urë paraqet “një interes strategjik të popullit dhe shteti kroat”, duke realizuar kështu ëndrrën e kamotshme për të lidhur dy brigjet e Adriatikut.

Punimet e kësaj ure pritet të përfundojnë në fund të korrikut të vitit të ardhshëm, e deri atëherë turistët dhe qytetarët që duan të vizitojnë qytetin e vjetër të Dubrovnik do të duhej akoma t’i nënshtrohen dy pikave të kontrollit mes Bosnjës dhe Kroacisë.

Në anën tjetër, Penkoviq ka thënë se kjo nuk do të shërbej për ndarje, por për lidhjen e popujve.

“Ura nuk lidh vetëm Kroacinë, por edhe BE-në sikurse edhe Bosnjën dhe Hercegovinën”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version