Telegrafi

Shkruhet historia – Microsoft bleu krijuesin e Call of Duty për 68.7 miliardë dollarë

Microsoft ka njoftuar se po blen Activision Blizzard për 68.7 miliardë dollarë.

Transaksioni, shkruan theguardian, u krye menjëherë. Pra krejt papritur.

Ky është një lajm i madh dhe befasues që mund të ndikojë në mënyrë drastike në të ardhmen e industrisë së lulëzuar të video-lojërave.

Activision njihet për video-lojën “Call of Duty”, por edhe për shumë tituj të tjerë të njohur.

Përveç Call of Duty, Activision Blizzard ka edhe titujt të lojërave të tilla si Warcraft, World of Warcraft, Diablo, Crash Bandicoot, StarCraft, Tony Hawk, Overwatch, Candy Crush, Guitar Hero, Spyro …

Ndryshe, kjo është blerja më e madhe në historinë e industrisë së video-lojërave. /Telegrafi/