Site icon Telegrafi

Shkroi “UÇK” në murin e një shkolle serbe në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për shkrim grafiti “UÇK” në murin e shkollës së komunitetit serb në Vushtrri.

Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shkruar një grafit “UÇK” në murin e shkollës “21 Nëntori” (e komunitetit serb) dhe në një shtëpi të një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar “UÇK”. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version