Site icon Telegrafi

Shkroi me sprej në murin e kështjellës tajlandeze, rrezikon deri në dhjetë vite burg (Video)

Lee Furlong nga Liverpuli i Anglisë, rrezikon të kalojë deri në dhjetë vjet burg në Tajlandë, pasi shkroi me sprei në murin e kështjellës 800-vjeçare.

Turisti 23-vjeçar që pretendon se ishte i dehur tej mase dhe nuk dinte çfarë po bënte, kërkon falje dhe shprehet se ndjehet i turpëruar për rastin, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, nëna tij thotë se ai vuan nga një gjendje e rrallë mendore, si pasojë e së cilës mund të ketë dalë prej kontrolli.

Pamjet nga kamerat e sigurisë, tregojnë se britaniku është fajtori i dëmtimit të kështjellës së lashtë tajlandeze, andaj mund të dënohet aq rëndë. /Telegrafi/

Exit mobile version