Janë shfaqur pamjet shqetësuese, që e tregojnë një burrë të njohur vetëm si Cody, që rrihet brutalisht nga tre persona, pasi i kishte shkruar mesazh ish të dashurës, që ishte e dashura e njërit prej tyre.
Viktima e pambrojtur, ka ikur nga shtëpia e tij në Adelaide të Australisë, por jo për shumë gjatë sepse u ndalua nga sulmuesit që e ndiqnin, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e goditjeve të fuqishme, australiani mbeti përkohësisht pa ndjenja, ndërsa më pas kishte dhimbje të mëdha, lëndime në kokë dhe një dhëmb të thyer.
Në imazhet e shpërndara, ku shihet vetëm një pjesë e shkurtër për shkak të përmbajtjes shqetësuese, ai shihet i shtrirë në trotuar në mes të ditë, ndërsa sulmuesit nuk ndalojnë së qëlluari edhe pasi ai mbeti tërësisht i shtrirë.
Kjo ngjarje që ka ndodhur në fund të vitit të kaluar, ende nuk është zgjidhur, ndërsa Cody që është bërë baba vetëm pak kohë më parë, kërkon të ndalohen sulmuesit e tij, sepse janë të njohur dhe përbëjnë rrezik. /Telegrafi/