Site icon Telegrafi

Shkroi letër pajtimi për të bijën, por e vendosi në veturën e huaj (Foto)

Tom Newey nga Wiltshire e Anglisë ka gjetur në xhamin e përparmë të veturës një letër, që një baba e ka lënë për vajzën e tij dhe po përpiqet ta gjejë atë.

Ai ka vizituar afro 30 shtëpi dhe ka pyetur shumë njerëz, nëse mund të dinë se kush është autori i letrës, apo kush mund të jetë e bija me të cilën dëshiron të pajtohet i ati, transmeton Telegrafi.

Letrën për të bijën e vendosi në veturë të huaj

“E dashur Johanna, nuk kam dashur që gjërat të shkojnë në këtë mënyrë. Ka pasur gabime në të dy anët, vetëm dua të kem komunikim të mirë dhe të lëmë të kaluarën pas. Të lutem bëje të mundur. Me dashuri babai”, shkruan në letër.

Ky rast tashmë është bërë pjesë edhe e rrjeteve sociale, ku po shpërndahet shpesh, në mënyrë që të arrijë te Johanna dhe të përmirësohen marrëdhëniet e saj me babain.

Në kërkim të asaj që i është dedikuar shënimi

“Po që se janë të moshuar, kjo mund të jetë mundësia tyre e fundit”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version