Një burrë 92-vjeç, kishte dashur ta shoh mbesën para fillimit të vitit të ri shkollor, por aventura e tij nuk përfundoi siç e kishte planifikuar.
Burri nga qyteti gjerman Bad Hersfeld, dëshironte me çdo kusht ta vizitojë mbesën në ditën e saj të parë në shkollë, transmeton Telegrafi.
Para se të niste rrugëtimin u pajis me sistem navigimi dhe vendosi në të adresën. Megjithatë, doli se adresa kishte qenë gabim, kështu në vend se të shkonte te mbesa – arriti krejt diku tjetër.
Në vend se të nisej drejt jugut, u nis për në veri – dhe përfundoi 500 kilometra larg, në brigjet e detit Baltik.
Në veturë i shpërtheu edhe goma dhe u ndal në një motel në afërsi të Rostokut. Ndërkohë, djali i tij u nis për ta kërkuar – duke e informuar edhe policinë.
Por ishte pronarja e motelit që e qetësoi, dhe i telefonoi të birit të saj për t’i treguar se babai i tij po pushonte në një dhomë.
Të nesërmen shkoi për ta marrë babanë dhe për fat të mirë kjo aventurë pati një fund të lumtur. /Telegrafi/