Site icon Telegrafi

”Shkrirja e borës mund të sjell vërshime në Maqedoni”

Enti Hidro-meteorologjik ka paralajmëruar institucionet që të kenë shumë kujdes në periudhën e dy javëve të ardhshme në kohë kur do shkrihet bora në vendet malore në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas këtij enti, bora mund të shkaktojë rritjen e nivelit të ujit nëpër liqene dhe në lumenjtë e Maqedonisë dhe kjo të ndikojë pastaj në daljen e ujërave masiv nga shtrati dhe kjo të shpërndahet nëpër vendbanime.

Në këtë njoftim, thuhet se vendet më të rrezikuara janë: Pellagonija, rrafshi i Strumicës, Kumanova dhe rrafshi i Shkupit. /Telegrafi/

Exit mobile version