Kryetari i komitetit të çmimeve, Howard Davies, e quajti romanin e zonjës Enright, “The Gathering”, të fuqishëm dhe plot zemërim.
Romani përqendrohet në një familje e cila përpiqet të jetojë me historinë e saj të trazuar.
Enright ishte konsideruar si një kandidate me mundësi të pakta për të fituar çmimin prej 100 mijë dollarësh, i cili është i hapur për shkrimtarët nga Britania, Irlanda dhe ish-kolonitë britanike.
Gjithashtu, të martën gazetari dhe romancieri spanjoll, Juan Jose Millas, fitoi çmimin Planeta, çmimi më i lartë i Spanjës për letërsinë, për librin e tij “The World”.
Romani autobiografik flet për shpërnguljen e një familjeje në Madrid dhe efektet që një qytet i madh shkakton tek një fëmijë.
Çmimi spanjoll shpërblehet me një shumë prej 855 mijë dollarësh. /bbc/