Telegrafi

Shkrimtarja australiane Geraldine Brooks nderohet me çmimin “Ramiz Kelmendi”

Festivali i Letërsisë në Orllan (FLO) njofton se laureat i çmimit Ramiz Kelmendi këtë vit është autorja me origjinë australiane, Geraldine Brooks.

Brooks nderohet me këtë çmim për rikonstruktimin mjeshtëror të një historie të vërtetë, “The Book of Exodus” (Libri i eksodit). Kjo kronikë, e botuar në revistën The New Yorker, mbulon një periudhë që shtrihet nga okupimi gjerman i Sarajevës në Luftën e Dytë Botërore deri në luftën e Kosovës më 1999, kur ndodhi eksodi masiv i kosovarëve.