Telegrafi

Shkrimtari Agron Tufa kërkon azil në Zvicër

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), shkrimtari i mirënjohur Agron Tufa, është larguar nga Shqipëria duke kërkuar azil politik në Zvicër.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Mësohet se Tufa i ka paraqitur dorëheqjen, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.

Shkak për largimin e tij jashtë vendit dhe kërkesën për strehim janë bërë kërcënimet që ka marrë dhe pasiguria për jetën e tij dhe të familjes se tij. Kujtojmë se prej disa kohësh Tufa kishte marrë disa kërcënime përmes mesazheve që i dërgonin edhe në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/iskk.gov.al/posts/1383925518445232