Site icon Telegrafi

Shkrimtarët shqiptarë drejt Bukureshtit

Ibrahim Kadriu, Basri Çapriqi, Jeta Beqiri, Smajl Smakaj Albina Idrizi, Natasha Lako dhe Ali Daci, janë shkrimtarët që përbëjnë shtetet e Kosovës, Shqipërisë dhe Malitë të Zi, të cilët do të jenë pjesëmarrës në prezantimin e dytë të shkrimtarëve në Bukuresh të Rumanisë, që do të nis sonte.

Ky prezantim organizohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e cila funksionon si asociacion me pjesëmarrje të përbashkët të shkrimtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. “Në programin katërditor janë paraparë dy takime të përbashkëta me shkrimtarët rumunë”, ka thënë për KultPlus, Ibrahim Kadriu, njëri nga pjesëmarrësit e këtij takimi të shkrimtarëve.

Në anën tjetër, takimi i parë i shkrimtarëve shqiptarë, po në Bukuresh të Rumanisë është mbajtur ditë më parë, takim i cili ishte organizuar nga “Ditët e Kulturës Kosovare”, në Rumuni me ç’rast shkrimtarët: Flora Brovina, Ibrahim Kadriu dhe Sali Bashota, janë prezantuar me paraqitjet e tyre në Muzeun e Shkrimtarëve Rumunë. Poezitë e tyre u recituan nga aktorë rumunë, kurse në tryezën e bisedimeve, me temën “Çka na bashkon”, diskutuan: Gheorge Micu, Pleureat Sejdiu, Gheorghe Brancusi, Flora Brovina, Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Sami Piraj dhe Baki Ymeri. Në kuadër të këtij kontakti me opinionin rumun, e që u mbajt me qëllim lobimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, krijuesit pamorë: Shyqeri Nimani dhe Hazir Reka kanë hapur dy ekspozita, njërën në Bukuresht kurse tjetrën në qytetin Krajovo; ekspozita këto të cilat patën jehonë në mjetet e informimit rumun. /KultPlus/

Exit mobile version