Disa nxënës kishin për detyrë shtëpie të shkruajnë për ndonjë hero të tyre.
Një djalë ka shkruar për babanë e tij, i cili rrëfim u bë viral në rrjetet sociale.
Megjithatë, ndërsa historia përparonte, shkrimi mori një kthesë gazmore dhe mësuesja përfundoi duke thirrur prindërit për një bisedë.
Fotoja e tekstit të djalit u bë virale dhe bëri të qeshin miliona në mbarë botën!
Babai im është një hero
Babai im është një hero, sepse ai e shpëtoi nënën time nga shkuarja në parajsë. Nëna ime do të kishte vdekur nëse babai nuk do të kishte qenë trim. Ndodhi javën e kaluar. Dëgjova nënën time duke bërtitur në dhomë “Zot, po vij, po vij”. Isha shumë i frikësuar. Nuk doja që nëna ime të vdiste. Vrapova në dhomën e prindërve të mi. Këmbët e mamasë ishin në ajër, Zoti po përpiqej ta tërhiqte lart, por babai ishte sipër saj, duke e tërhequr sërish poshtë. Ai e tërhoqi aq shumë, sa që nuk e la të ikte te Zoti.