Faqja në facebook, “Shqyptari”, ka publikuar një një shpjegim të albanologut Robert Elsie, për lashtësinë e shqiptarëve. Shkrimin mund ta lexoni më poshtë.
“1000-1018: Origjina e identitetit shqiptar
Referenca më e hershme rreth identitetit të shqiptareve mendohet të jetë një tekst bullgar i kompiluar rreth shekullit të njëmbëdhjetë. Teksti është zbuluar në një dorëshkrim serb që daton qysh nga viti 1628 dhe i publikuar më 1934 nga Radoslav Grujic.
Teksti ka si për qellim të shpjegojë origjinat e gjuhëve dhe njerëzve të botes, dhe e bën këtë duke i ndarë kategoritë sipas 72 gjuhëve të ndryshme dhe tri ndarjeve fetare (besimtarë ortodoksë, gjysmë-besimtarë, dhe jobesimtarë).
Teksti nuk përmend serbët, duke sugjeruar që identiteti serb nuk ekzistonte akoma. Shqiptarët përmenden duke u kategorizuar si gjysmë-besimtarë.
Nga teksti shihet se në botë ka disa gjuhë të ndryshme, ku mes atyre të popujve ortodoksë, si: gjuha bullgare, greke, siriane, iberiane.
Ndër ato të gjysmë-besimtarëve: Alamanians (Gjerman), Franks (Francez), Magyars (Hungarez), Indians, Jacobites, Armen, Saxons, Lechs (Polak), Arbanasi (Shqiptar), Kroat, Hizi”. /Telegrafi/