Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, zëvendësministrja shtesë e MPPS-së, Sanela Shkrijelj theksoi se prioriteti i parë i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale por edhe i Qeverisë është kujdesi për mbrojtjen shëndetësore si të fëmijëve ashtu edhe të të punësuarve në çerdhe.
“Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Qeveria po punojnë në protokoll që do të mundësojë hapjen e çerdheve dhe funksionimin e tyre të sigurt”, tha sot në konferencë për shtyp, zëvendësministrja shtesë e MPPS-së, Sanela Shkrijelj, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ajo tha se fëmijët nuk do të mbesin pa kujdes dhe dhe se masat qeveritare vlejnë që një prind i një fëmijë 10 vjeçar mund të mos shkojë në punë./Telegrafi/