Edhe pse ata nuk janë gurbetçarë, largësia nga vendlindja i ka detyruar të harrojnë rivalitetet e ashpëra që i kanë si deputetë të dy partive kundërshtare në Kuvend dhe pa problem kanë bë një foto të përbashkët. Fotografinë e ka postuar në ‘facebook’ deputetja Mehmeti, duke sqaruar edhe shkaqet e qëndrimit të tyre në SHBA.
“Me ftesë të Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit Amerikan, bashkë me kolegë deputete nga Parlamenti i Maqedonisë, Kosovës, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Nepalit, gjatë javës së kaluar kemi marrë pjesë në seminarin ‘Rritja e besimit të qytetareve tek legjislacioni’, njofton tetov1.
Ky ka qene një rast i mire për të biseduar me kongresmen amerikan nga të dy partitë më të mëdha, Demokratët dhe Republikanët, si dhe përfaqësues të tjerë me ndikim në institucionin ligjvënës amerikan, për të shpalosur dobësitë e Parlamentit tone dhe sfidat në ndërtimin e tij si një institucion vërtetë i pavarur, i besueshëm, transparent, dhe në shërbim të interesave të qytetareve. Ne rrethanat aktuale politike në Maqedoni, është pothuajse e pamundur për të ndërtuar një imazh të tillë për Parlamentin tonë. Si deputete, duke e pranuar faktin se votuesit tonë duan dhe presin nga ne më shumë qytetari dhe kulturë politike, arrijtëm të vendosim komunikim mes vete dhe të zhvillojmë dialog politik, paçka se jo në nivel liderësh.
Falemnderit #NDI- Institutit Nacional Demokratik, organizat partnere, për iniciativën, organizimin dhe realizimin e këtij programi!”, ka shkruar deputetja Mehmeti në “facebook”. /Telegrafi/