“Ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi me konferencën e sotme për shtyp edhe një herë konfirmoi se punon kundër interesave të qytetarëve, duke vazhduar të përhapë të pavërteta dhe propagandë për gjoja jofunksionimin e Qendrave për punë sociale. Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën, e aji është se qendrat për punë sociale funksionojnë pa asnjë pengesë dhe të gjitha reformat që janë bërë periudhën e kaluar sjellin vetëm beneficione të shfrytëzuesve të të drejtave dhe shërbimeve”, thuhet në reagimin e kabinetit të zëvendësministres plotësuese Sanella Shkrijelj ndaj pohimeve se kryhen presione mbi të punësuarit dhe udhëheqësinë e Qendrave për punë sociale (QPS).
Mizrahi, siç qëndron në reagim, që para se të ulet në kolltukun ministror është dashur të dijë se mënyra e re e funksionimit të QPS e ka ulur vëllimin e punës për shkak se ndërlidhja e të drejtave dhe shërbimeve ka sjellë deri në ulje të numrit të amvisërive, për të cilat një punonjës profesionist do të jetë përgjegjës.
Sistemi i punës dhe organizimi i Qendrave për punë sociale, thonë nga atje, është në proces të riorganizimit dhe përshtatjes së zgjidhjeve të reja ligjore.
“Procesit i ka paraprirë një analizë thelbësore të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka punuar me ekspertë vendas dhe të huaj, me mbështetje të Bankës Botërore, UNICEF-it dhe UNDP-së. Është konstatuar se mënyra e organizimit të qendrave është e domosdoshme të ndryshohet dhe të vendoset udhëheqje e integruar e rastit si metodë e punës”, qëndron në reagim.