Telegrafi

Shkreton Julia Roberts: Ramos ke luajtur mrekullueshëm kundër Barçës (Video)

Julia Roberts ishte e pranishme në shkallvt e stadiumit Santiago Bernabeu, ku përcjell takimin mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Aktorja e famshme me këtë rast u takua me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon dhe një numër futbollistësh.

Ndër të tjerë, Roberts u takua edhe me mbrojtësin spanjoll madrilen Sergio Ramos, të cilit ndër të tjerash mësohet ti ketë thënë “Ke luajtur mrekullueshëm kundër Barçës”, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, spanjolli ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe kishte qenë një nga arsyet pse Reali pësoi humbje me rezultat 3-2.

Lexo po ashtu Julia Robertsit i plotësohet ëndrra: Takohet me futbollistët e Realit dhe emocionohet teksa e përqafon Ronaldon (Video)

Megjithatë, Julia Roberts nuk u brengos fort për gabimin aksidental dhe e shijoi vëmendjen që mori në Bernabeu. /Telegrafi/