Site icon Telegrafi

Shkrepësja shkakton panik policor

Stacioni policor në Nanjing kishte pranuar thirrje urgjente të cilat thoshin se një njeri me pushkë gjuetie po ecte rrugëve.

"Ne dërguam gjashta automjete patrullimi menjëherë, duke tentuar të ndalojmë mashkullin para se të ndodhte ndonjë gjë e keqe", ka thënë një zëdhënës i policisë.

"Me të vërejtur mashkullin, policët e ndaluan. Mashkulli qartazi ishte shumë i frikësuar dhe tha se arma ishte vetëm një shkrepëse lodër, të cilën sapo e kishte fituar si shpërblim në një restorant", ka thënë zëdhënësi.

Policia testoi armën, por kuptoi se më tërheqjen e këmbëzës vetëm një flakë e vogël me ngjyrë të kaltër po dilte nga tyta.

Policët i tërhoqën vërejtjen atij për alarmim të publikut dhe i konfiskuan shkrepësen, raportojnë mediat vendase.

Exit mobile version