Dy persona kanë pësuar lëndimet nga arma, pasi aksidentalisht njërit prej tyre i ka shkrepur revolja.
Ngjarja ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar një revole Ekol pa fishek, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kanë lëndime të lehta. Nuk raportohet për të arrestuar.