Telegrafi

Shkop i veçantë për të bërë ‘selfie’ me laptop (Foto)

Trendi i fotografive ‘selfie’ ka bërë që njerëzit të bëjnë veprime të ndryshme, për të kapur këndin më të mirë.

Por tre të rinj i kanë ngritur në një nivel tjetër ‘selfiet’ e tyre, duke shkrepur fotografitë përmes kamerës së laptopit, transmeton Telegrafi.

Ata kanë dizajnuar një shkop të ngjashëm me atë që mbahet telefoni, por me mundësi për të vendosur laptopin Macbook.

“Mund të duket si krijim i marrë, por kështu kemi menduar të gjithë kur janë shfaqur shkopinjtë për ‘selfie’ shumë kohë më parë”, ka deklaruar John Yuyi, që e ka krijuar këtë shkop së bashku me dy shokë.

Sidoqoftë, ky lloj shkopi është ende prototip, por me kërkesën e madhe pritet të hyjë së shpejti në prodhim.

Kjo vjen në kohën, kur shumë galeri po kërkojnë ndalimin e përdorimit të shkopinjve për ‘selfie’ nëpër ambiente të brendshme. /Telegrafi/