Telegrafi

Shkon me vonesë në shkollë, ja ndëshkimi që i bën mësuesja

Ndodh që kur shkon në shkollë me vonesë, mësuesi të të japë një dënim. Por, një mësuese u pezullua nga detyra pasi e detyroi nxënësen e saj që të mbante një karrige të rëndë mbi kokë, si ndëshkim për faktin se ajo kishte shkuar vonë në klasë.

Rasti në fjalë ndodhi në Kazakistan, përcjell Shekulli. Gjithashtu, në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet mësuesja, e cila kërcënon nxënësit e tjerë, duke thënë se kushdo që nuk ka bërë detyrat e shtëpisë do të marrë po të njëjtin ndëshkim.

Sipas medieve vendase, sapo u bë publik lajmi, mësuesja është justifikuar me faktin se nxënësja e kishte një rast të përsëritur vonesën në shkollë.