Presidenti amerikan, Joe Biden është bërë virale për një shaka aksidentale duke trajtuar një çështje shumë serioze – dhe njerëzit nuk mund ta kuptojnë mënyrën se si reagoi zëvendëspresidentja, Kamala Harris.
Mediat u përqendruan tek fjalët e Bidenit drejtuar Harrisit, e cila është nga Kalifornia.
“Zonja zëvendëspresidente, e di që jeni e prekur direkt”.
Pas kësaj ai përdori fjalën “Fire away”, që ka kuptimin e fjalës “filloni, flisni”.
Dhe përdorimi i fjalës “Fire” (që në shqip tregon zjarrin) dhe për të cilën duket se ishin reagimet në rrjetet sociale.
Por, Biden e theksoi menjëherë se nuk e kishte pasur për qëllim “ta thoshte në një kuptim tjetër”.
Joe Biden accidentally makes a fire-related pun towards Kamala Harris at an LA wildfire briefing.
(🎥: CSPAN) pic.twitter.com/CRS202XqF7
— Pop Base (@PopBase) January 10, 2025
Komentuesit në rrjete sociale ishin të shpejtë për të vënë re mënyrën se si Harris e trajtoi situatën.
“Vështrimi që ajo i hodhi kur e kuptoi”, shkroi një person.
“Fytyra e Kamalas i thotë të gjitha”, tha dikush tjetër.
Ndryshe, raportohet se Biden u zotua se qeveria federale do të mbulojë 100% të kostove të ndihmës për katastrofat në Kaliforni për 180 ditët e ardhshme.
“I thashë guvernatorit dhe zyrtarëve lokalë, mos kurseni asnjë shpenzim për të frenuar këto zjarre”, tha Biden.
“Ne jemi me ju”, vazhdoi ai, duke iu drejtuar të prekurve nga zjarret.
Bëhet e ditur se SHBA “po rrit të gjitha burimet federale të mundshme në Kaliforninë Jugore”, e cila përfshin 400 zjarrfikës shtesë dhe mbi 30 helikopterë.
Presidenti theksoi gjithashtu nevojën për të trajtuar ndryshimet klimatike.
“Gjithçka ka ndryshuar. Ndryshimet klimatike janë reale. Ne duhet të përshtatemi me to, dhe ne mundemi, është në fuqinë tonë ta bëjmë këtë”. /Telegrafi/