Telegrafi

Shkon të marrë notën e provimit, studentja “mbetet pa fjalë” nga ajo që bën vajza pranë saj (Foto)

Një studente në fakultetin e drejtësisë në Tiranë ka shqyer sytë dhe është habitur pa masë nga ajo që ka parë teksa po priste të merrte notën e një prej provimeve që kishte dhënë në sezon.

Profesori i tyre nuk kishte ardhur ende, ndaj vajza dhe mikeshat e saj u detyruan të uleshin në një kafe pranë fakultetit.

Pranë tyre u ka rënë në sy një çift, vajzë dhe djalë, të cilët po bisedonin dhe njëkohësisht po konsumonin nga një pije freskuese.

Djali ishte tepër i qetë, ndërsa veprimi i vajzës, e cila diskutonte me të, i bëri të rejat të shqyenin sytë.

Ajo kishte ngritur këmbët mbi tavolinë, pikërisht aty ku mbante gotën e lëngut që po konsumonte. /JOQ/