Sherry Ellis zbuloi se kishte vdekur një ditë pas Halloween.
73-vjeçarja nga Magnolia, Teksas, shkoi të merrte ilaçet kur karta e saj e bankës u refuzua.
Ellis tha se e dinte që kishte diçka që nuk shkonte pasi karta e saj kishte dalë vetëm 3 muaj më parë.
Kur shoi në bankë zbuloi se ishte shpallur e vdekur nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore.
“Nuk e di se sa kohë më parë isha shpallur e vdekur para se ta zbuloja”, u shpreh Ellis.
Kjo i ka shkaktuar probleme 73-vjeçares pasi me kartën e saj nuk mund të blejë asgjë.
Ajo merr 10 ilaçe të ndryshme për presionin e gjakut, stomakun dhe zemrën që mund të kushtojnë deri në 1.400 dollarë pa sigurime.
Ndërsa mjekët i thanë se nuk mund të bëjnë asgjë për të derisa të deklarohet e gjallë me dokumenta. Ndërkohë procesi pritet të zgjas 45 ditë. /oranews/