Telegrafi

Shkon për ta ndjekur lojën e bejsbollit, Trumpi shfaqet në ekranin gjigant – i ndërron disponimi kur spektatorët i fishkëllejnë

Presidentin amerikan Donald Trump,e kanë fishkëllyer spektatorë të shumtë derisa i shoqëruar nga gruaja Melania Trump po shikonte ndeshjen e bejsbollit që po zhvillohej në Washington.

Spektatorë të shumtë filluan t’i fishkëllejnë kur fotografia e Trumpit u shfaq në ekranin e madh. Megjithatë kështu nuk ndodhi kur në tribuna u shfaqën ushtarët, transmeton Telegrafi.

Aty spektatorët filluan të thërrasin “mbylleni. Por ajo çfarë është interesant se në momentin që ekrani i madh shfaqin presidentin, ai mendoi se është një veprim i mirë madje filloi ta përshëndet masën.

Megjithatë, pasi dëgjoi fishkëllimat dhe thirrjet e tyre, disponimi i ndryshoi dukshëm siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/