Telegrafi

Shkon për pushime në Shqipëri dhe zhduket

Një 15-vjeçare ka humbur kontaktet me prindërit që prej ditës së premte. Izaura Kulla ka ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, së bashku me dy motrat e saj.

Prindërit e saj janë nisur me urgjencë për në Shqipëri, pasi nuk po mundeshin të lidheshin me vajzën. E ëma ka thënë se vajza jetonte me gjyshin.

“Nuk e dimë nëse ajo ka ikur me dëshirë apo e kanë rrëmbyer. S’kemi asnjë shenjë të saj, as ndonjë pistë se çfarë ka ndodhur”, shprehet e shqetësuar nëna e 15-vjeçares.

Pas denoncimit të prindërve në rajonin e policisë, kanë nisur kërkimet për gjetjen e vajzës. /Shekulli/