Site icon Telegrafi

Shkon Nehat Mustafa, Behar Selimi do të jetë zëvendësministri i ri i MPB-së

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, do të jetë zëvendësministër i Punëve të Brendshme, në vend të Nehat Mustafës, bëjnë të ditur burime të Telegrafit.

Behar Selimi, ka qenë ish deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës mandatin e kaluar.

Ai për 11 vite me radhë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës në funksione të ndryshme drejtuese.

Plot tri vite ka drejtuar edhe Policinë Kufitare sikundër edhe bordin për menaxhim të integruar të kufijve të vendit tonë.

Telegrafi ka tentuar që gjatë ditës të kontaktojë me Selimin, për të marrë konfirmimin, por kontakti me të ka qenë i pamundur. /Telegrafi/

Exit mobile version