Site icon Telegrafi

Shkon në katër numri i të vdekurve pas “sulmit terrorist” në Vjenë

Të paktën katër persona u vranë në një “sulm terrorist” në Vjenë, u njoftua gjatë natës.

Natën e kaluar u tha se dy persona vdiqën, por gjatë orëve të para të ditës së sotme është raportuar edhe për një të vdekur, raporton reuters.

Kujtojmë se disa të shtënat janë dëgjuar mbrëmë rreth orës 21:00 në kryeqytetin austriak, Vjenë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Të shtënat me armë në Vjenë të Austrisë – krejt çfarë dihet deri më tani rreth “sulmit terrorist”

Disa sulmues hapën zjarr me armë automatike në gjashtë vende në të gjithë Vjenën. Ministri austriak i Brendshëm, Karl Nehammer  tha se ishte një sulm terrorist.

Gjithashtu raportohet se një sulmues i dyshuar është vrarë nga policia. Ende nuk është e qartë se sa sulmues janë të përfshirë. Të paktën një është ende në arrati. /Telegrafi/

Exit mobile version