Telegrafi

Shkon në spital me dhimbje të forta, mjekët i nxjerrin 1 kilogram lesh nga barku (Foto, +18)

Një studente nga India vetëm 16 vjeçe, e cila vuante nga sindroma e rrallë e Rapunzelit kishte disa vite që shkulte flokët e saj dhe i kapërdinte.

Por gjendja e saj ka ardhur duke u përkeqësuar derisa i është dashur patjetër të operohet. Mjekët e saj të habitur kanë lajmëruar që nga barku i saj kanë nxjerrë 1 kilogram lesh.

Pasi i bënë skanerin, mjekët vunë duart në kokë kur panë atë top të madh me flokë në stomakun e saj, ndaj e futën menjëherë në operacion, transmeton noa.

Vajza u diagnostikua se vuante nga trichotillomania, një gjendje ku njerëzit shkulin flokët e tyre dhe trichophagia, ku njerëzit i hanë, i kapërdijnë flokët.