Numri i viktimave të tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë është rritur sërish. Numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 7.266.
Këto shifra vijnë në kohën kur ministri turk i Shëndetësisë, konfirmoi për 5.434 persona të vdekur në Turqi, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, në Siri kanë humbur jetën 812 persona në zonat që kontrollohen nga qeveria siriane, kurse vlerësohet se 1.020 tjerë mund të kenë vdekur në zonat që kontrollohen nga rebelët.
Ndryshe ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar punën në terren, ku me çdo kusht po tentojnë të shpëtojnë personat që kanë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Për t’ia lehtësuar paksa punën, autoriteteve dhe popullit turk i kanë dalë në ndihmë ekipe të shumta të shpëtimtarëve nga pothuajse e tërë bota. /Telegrafi/