Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 49 milionë.
Gjithsej 49.088.415 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, transmeton Anadolu Agency.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9.926.637 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten India (8.411.724), Brazili (5.614.258) raste, Rusia (1.733.440), Franca (1.601.367), Spanja (1.365.895), Argjentina (1.217.028), Britania (1.123.197), Kolumbia (1.117.977) dhe Meksika (949.197).
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,24 milionë njerëz, kurse mbi 35,2 milionë janë shëruar.