341 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.165 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 64 qytetarë.
Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 1.521.
Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 78 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndryshe, ministria ka paralajmëruar se do t’i mobilizojë kapacitetet spitalore dhe se do të bëjë gjurmimin dhe testimin e rasteve të reja pozitive me coronavirus, për shkak të rritjes së përqindjes së të infektuarve ditëve të fundit. /Telegrafi/