Site icon Telegrafi

Lëre që plaçkiti marketin, hajni i armatosur i nxori zvarrë nga vetura policet angleze – sulmuesi arrestohet dhe dënohet me 14 vjet burg (Video)

Një hajn i armatosur i cili kishte nxjerr nga vetura zyrtare e policisë një zyrtare policore duke e tërhequr zvarrë nëpër rrugë, pasi disa sekonda më herët kishte plaçkitur një market, është dënuar me 14 vite heqje lirie.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Owen Smith, 29-vjeç, e nxjerr me dhunë nga vetura police Ellie Yong në Horsham në pjesën perëndimore të Sussex, Angli, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, hajni i armatosur i vërsulet zyrtares tjetër policore Vicky Canales. Qëllimi i Smith ishte që të futet në veturën e policisë dhe të arratiset me të nga vendi i ngjarjes.

Por po të mos ishin kalimtarët e rastit që i dolën në ndihmë policeve, ato sigurisht se do ta pësonin keq. Kurse në momentet më kritike u shfaqën patrulla tjera që e goditen me revole elektrike dhe më pas e prangosën.

Para këtij veprimi, Smith dhe dy shokë kishin vjedhur paratë e arkës së marketit, ndërsa menaxheri kishte arritur t’i telefonojë policisë dhe të raportoj plaçkitjen e armatosur.

Pasi u shfaq në bankën e të akuzuarve, ai është dënuar me 14 vjet burgim nga gjykata e Sussex-it. /Telegrafi/

Exit mobile version