Site icon Telegrafi

Shkon në katër numri i të vdekurve nga shirat e dendur në Gjermani

Përmbytjet nga shirat e dendur në Gjermaninë e Jugut kanë marrë të paktën katër jetë njerëzish.

Bëhet e ditur se në mesin e viktimave janë tre persona të gjetur në bodrumet e tyre të përmbytura.

Ndërkohë, mijë qytetarë të tjerë në Bavari dhe Baden-Wurttemberg janë larguar nga shtëpitë e tyre, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Së fundmi, zonat e prekura i ka vizituar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha se përmbytjet janë kujtesë e sfidave kritike mjedisore.

Lexo po ashtu Dy të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, kancelari viziton zonat e prekura

Një nga qytetet më të goditura në Bavari është Manching, rreth 80 kilometra në veri në Mynihut. Rreth 800 njerëz u evakuuan nga Manchingu pas shpërthimit të një dige pranë.

Edhe prodhuesi i veturave Audi ka pezulluar prodhimin në fabrikën bavareze në Ingolsadt për shkak të përmbytjeve nga lumi Danub.

Ndryshe, të përfshirë në operacionet e shpëtimit në të gjithë shtetin janë rreth 20 mijë njerëz.

Shërbimi gjerman i motit ka paralajmëruar për më shumë shira të dendur në pjesët jugore dhe lindore të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version