Site icon Telegrafi

Numri i personave të zhdukur pas incidentit në Miami, rritet në 159 – raportohet për katër viktima

Numri i njerëzve të listuar si të zhdukur pas shembjes së një ndërtese 12-katëshe në Miami, është rritur në 159, thonë zyrtarët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, raportohet se katër persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e këtij incidenti.

Kryetarja e Miami-Dade, Daniella Levine Cava, thotë se ata “ende kanë shpresë”, për të gjetur të mbijetuar.

Ekipet e kërkimit të cilët janë duke punuar gjatë gjithë kohës kanë raportuar se kanë dëgjuar njerëz duke bërë zhurmë nën rrënoja.

Mbetet ende e paqartë se çfarë e bëri ndërtesën 40-vjeçare të shembet të enjten.

Të paktën 102 persona janë lokalizuar, por nuk dihet qartë se sa persona ishin ndërtesë kur ajo u shemb. Disa njerëz janë evakuuar nga ajo që ka mbetur nga struktura.

Exit mobile version