Telegrafi

Shkon në emision pa të brendshme (Foto, +16)

Amanda Holden thuajse e ka përsëritur skenën nga filmi “Basic Instinct” gjatë pjesëmarrjes në emisionin Lorraine, ku nuk kishte veshur të brendshme.

Nikoqirja e “Britain’s Got Talent” kishte veshur një fustan të shkurtër dhe teksa i tregonte këpucët e saj, për pak sa nuk e zbuloi pjesën intime.

“Ta sqarojnë, kur vishni këpucë të shndritshme, asnjëherë mos i harroni të brendshmet”, ka thënë 45-vjeçarja.

Amanda ka thënë se nuk e konsideron veten seksi, por shikuesit e emisionit nuk janë pajtuar me këtë konstatim.

Shumë prej tyre i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të vënë në pah seksipilitetin e aktores dhe prezantueses. /Telegrafi/