Site icon Telegrafi

Shkon në 97 numri i të shëruarve në Ferizaj

Komuna  e Ferizajt ka bërë të fitur se me dy rastet të cilat janë shëruar sot nga coronavirusi, në këtë komunë ka arritur në 97 numri i të shëruarve.

Sonte, sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në Ferizaj nuk ka asnjë rast të ri me COVID-19.

Lexo po ashtu 18 të shëruar dhe tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

“Lajm i mirë: 2 TË SHËRUAR nga COVID-19 që çon në 97 numrin e përgjithshëm të të shëruarve e ZERO raste të reja me COVID-19 në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.

Ndryshe, tri rastet që dolën pozitive sonte janë nga Prishtina dhe janë raste kontakti, kurse janë shëruar 18 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 754 raste. /Telegrafi/

Exit mobile version