Site icon Telegrafi

Shkon në 79 numri i të prekurve nga coronavirusi në Itali, ndalohet hyrja dhe dalja në disa qytete

Italia ka dhënë alarmin për coronavirusin, pasi u bë shteti më i prekur në Evropë, ku është rritur numri i të prekurve duke shkuar në 79 persona.

Këtë shifër e konfirmoi vetë kryeministri Conte, duke thënë se numri po rritet nga ora në orë, prandaj duhen marrë masa urgjente.

Disa qytete të rajoneve veriore të Lombardisë dhe Venetos janë kthyer në karantina ku rreth 50 mijë qytetarëve të këtyre qyteteve i është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

Conte tha se në zonat vatra, aty ku ka shpërthyer virusi nuk lejohet të futesh ose dalësh përveçse me leje të posaçme. Në këto zona janë mbyllur edhe shkollat. Në Itali deri tani raportohet vetëm për 2 të vdekur nga koronavirusi, në mesin e të cilëve dy të moshuar.

Koronavirusi tashmë me emrin emrin zyrtar Covid-19 ka prekur edhe Seria A, ku disa ndeshje do të anullohen. /TCH/

Exit mobile version