Telegrafi

Shkon në 766 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Shkon në 766 numri i të prekurve në Shqipëri nga COVID-19.

Kurse 16 raste të reja janë konfirmuar 24 orët e fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Deri në këto momente janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre 766 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar totalin e të shëruarëve nga COVID-19 në 455. Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.