Telegrafi

Shkon në 600 numri i personave të helmuar në Krujë

130 pacientë të tjerë janë paraqitur ditën e sotme në spitalin Krujës, të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Numri total i personave që kanë marrë mjekim gjatë ditëve të fundit në spitalin e Krujës ka shkuar në 600.

Ujësjellësi i Krujës ka ndërprerë furnizimin me ujë të qytetit që prej ditës së hënë.

Prokuroria ka nisur hetime, por ende nuk ka një përgjigje për shkaktarët e helmimit të ujit. Ndërkohë janë duke u kryer hetime për analizat fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm në këtë zonë.

Për këtë çështje, opozita kërkoi sot dorëheqjen e kreut të Bashkisë së Krujës.