Site icon Telegrafi

Shkon në 93 numri i viktimave pas sulmit në Moskë

(E plotësuar) – Të paktën 93 persona janë konfirmuar të vdekur pas sulmit të mbrëmshëm në sallën e koncerteve “Crocus City Hasll” në rajonin e Moskës, sipas komitetit hetimor të Rusisë.

“Numri i të vdekurve do të rritet më tej”, thuhet në një deklaratë.

“Sipas të dhënave paraprake, shkaqet e vdekjes kanë qenë plagët me armë zjarri dhe helmimi nga produktet e djegies”, shkruan në njoftim.

Shkon në 60 numri i viktimave pas sulmit në Moskë

Numri i të vdekurve rritet në më shumë se gjashtëdhjetë veta.

Gjatë mbrëmjes së kaluar është kryer një sulm në sallën më të madhe të koncerteve në Moskë “Crocus City Hall”.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se numri i personave të vrarë tanimë është më shumë se 60 ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur, raporton skynews.

Lexo po ashtu Si rrallëherë, paralizohet jeta pas vrasjeve masive në Moskë - anulohen të gjitha aktivitetet në Rusi

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi një zëdhënës të Komitetit Hetues të thoshte se ishte shumë herët për të thënë ndonjë gjë për fatin e sulmuesve.

Gjithashtu u raportuan shpërthime dhe një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesë, duke shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë pranë një teatri, por tani thuhet se është shuar.

Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës. /Telegrafi/

Exit mobile version