Bazuar në rezultatet e testimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe dy pacient nga Komuna e Malishevës, janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 60 persona.
Në ditët në vijim, pritet që edhe pacientët tjerë të shërohen, pasi janë në proces e sipër të shërimit dhe Malishevës çdo ditë e më tepër po i vijnë lajme të mira, sa i përket situatës me COVID-19.
Shërimi i dy pacientëve nga Malisheva, është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Pas këtij lajmi, në emër të Shtabit Emergjent në Malishevë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka uruar dy të shëruarit, si dhe pacientëve në pritje për shërim, ju ka dëshiruar shërim të shpejt.
Aktualisht në Komunën e Malishevës, nga 76 të prekur me COVID-19, 60 janë shëruar, në shërim e sipër janë edhe 15 persona, ndërsa një person ka ndërruar jetë. /Telegrafi/