Telegrafi

Shkon në 55 numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri

Numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri ka shkuar në 55.

Kjo është bërë e ditur gjatë komunikimit ditor të Institutit të Shëndetit Publik.

Nga ky numër del se tetë të infektuar janë nga personeli mjekësor.

Tre prej të prekurve janë në reanimacion.

“Brenda 24 orëve kemi testuar 44 persona të dyshuar me COVID19, por prej të ciëve vetë 4 kanë rezultuar me infeksion, pra numri i të infektuarëve shkon në 55”, tha përgjegjësja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Sanatoriumi “Shefqet Ndroqi” do të kthehet si një tjetër hapësirë e dedikuar për trajtimin e të prekurve me koronavirus. /Telegrafi/