Site icon Telegrafi

Shkon në 54 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të mërkurën 113 raste të reja me coronavirusin e ri, pas kryerjes së 266 testeve.

Po ashtu janë shëruar 67 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 1,293.

Prej regjistrimit të rasteve të para me këtë virus në Kosovë, autoritetet shtetërore kanë raportuar për 2,991 persona të prekur nga Covid-19.

Prej tyre, 54 persona kanë vdekur.

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja me coronavirus, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka miratuar disa masa shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse masat e reja nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njofton Telegrafi.

Exit mobile version