Telegrafi

Shkon në 467 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, shtohen 21 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 467 persona.

21 raste të reja janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë.

Në 24 orëshin që lamë pas ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë. Deri në këto momente janë testuar 4,070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar 467 raste pozitivë me COVID-19. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarëve, duke e çuar numrin e të shëruarëve nga COVID-19 në 232″, tha Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/